Flash News

KRYESORE

Shkrumbohen tre hektarë tokë në Shëngjin

Shkrumbohen tre hektarë tokë në Shëngjin

Rreth 3 hektar toke me shkurre dhe kallamishte janë shkrumbuar totalisht si shkak i një zjarri që ra gjatë pasdites të së dielës. Fillimisht zjarri është pikasur nga banorët të cilët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore por është dashur ndërhyrja e Punonjësve të zjarrfikësve për të normalizuar situatën dhe shuarjen e flakëve.

Vënia nën kontroll e flakëve të zjarrit ka parandaluar rrezikun për disa banesa që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit raporton Fax Web.

Drejtori i zjarrfikëses në Lezhe Agostin Pepkolaj i kontaktuar me telefon tha se falë ndërhyrjes së shpejt u bë e mundur parandalimi dhe rreziku që mund të kanosej në zonë, pasi vetëm pak metra në zonën e Knallës ndodhen edhe disa cisterna nafte, dhe rreziku mund të ishte shumë herë më i lartë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të rënë por po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

 

Të fundit