Flash News

KRYESORE

Shkrumbohet e gjitha një banesë në Lezhë

Shkrumbohet e gjitha një banesë në Lezhë

Në Lezhë është shmangur tragjedia në një banesë, e cila është përfshirë sot menjëherë nga flakët dhe thuajse është djegur e tëra. Sikur të mos mjaftonin problemet e zjarreve kësaj vere të nxehtë, ku janë djegur me mijëra ha pyje, duket se zjarret nuk po kursejnë asgjë, as shtëpitë dhe pronat e paluejtshme. Zjarri i madh ka rënë në një banesë në Lezhë, duke e djegur të gjithën.

Zjarri ka rënë në lagjen “Nënë Tereza”, e ndërsa flakët kanë shkrumbuar pothuajse të gjithë shtëpinë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Por fatmirësisht në momentin që ka rënë zjarri njerëzit që kanë qenë brenda shtëpisë kanë dalë menjëherë jashtë duke shmangur kështu ndonjë tragjedi të mundshme. Megjithë ndihmën dhe ndërhyrjen nuk është bërë e mundur evitimi i dëmeve materiale.

Të fundit