Flash News

KRYESORE

Shkrumbohet makina e oficerit të policisë, i vunë flakën në parkim

Shkrumbohet makina e oficerit të policisë, i vunë flakën

Makina e një punonjësi policie në Vlorë është përfshirë nga flakët mesnatën e mbrëmshme.

Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 2:50 ka marrë një thirrje në sallën operative se makina e shtetasit Sh.N me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë është përfshirë nga flakët poshtë pallatit ku ka qenë e parkuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve në automjet.

Të fundit