Flash News

KRYESORE

Shkrumbohet makina në Fier, shpëton shoferi. Pistat e hetimit

Shkrumbohet makina në Fier, shpëton shoferi. Pistat e hetimit

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur Ura e Hoxharës në Fier.

Automjeti tip BMË me targa AA 626 VN ka marrë flakë në ecje e sipër. Automjeti është në pronësi të shtetasit A. M., i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë automjeti është shkrumbuar plotësisht. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme apo për ndonjë shkëndijë elektrike.

Pronari i automjetit është shtetar pa precedentë penalë.

Të fundit