Flash News

KRYESORE

Shkuan për ngjitje, 5 persona bllokohen në Kanionet e Erzenit

Shkuan për ngjitje, 5 persona bllokohen në Kanionet e Erzenit

Prej të paktën tre orësh, 5 persona kanë mbetur të bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në Kanionet e Erzenit.

Mësohet paraprakisht se personat e bllokuar kishin shkuar të kryenin ngjitje, po njëri nga ata ka ndrydhur kaviljen.

Personi i cili ka dëmtuar këmbën është shtetasi Gazmend Bugalli, 42 vjeç.

Urgjenca mjekësore dhe policia ndodhen në vendngjarje, por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

“Po na mbaron bateria. Është e vështirë lëvizja me barrelë e të sëmurit”, mësohet të ketë thënë një nga pjesëtarët e grupit, në një telefonatë me 'Balkanweb'.

Ndërkohë detaje të tjera priten të mësohen në vijim.

Të fundit