Flash News

KRYESORE

Shkupi dhe Kumanova, ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë

Shkupi dhe Kumanova, ndër qytetet me ajrin më të ndotur në

Maqedonia e Veriut po bën përpjekje për të hapur negociatat me BE-në por pavarësisht përparimeve ka një problem serioz, ajrin e ndotur. Pas matjeve të kryera, rezulton se kryeqyteti Shkupi është në mesin e 10 qyteteve më të ndotura të botës.

Në dy ditët e mëparshme, në krye të listës alarmante të ndotjes në vend ishte Kumanova, ku grimcat PM 10 ishin 35 herë mbi normën e lejuar, me mbi 1800 mikrogramë për metër kub. Autoritetet lokale në Kumanovë, qytet me shumicë shqiptare thonë se arsyeja e ndotjes së ajrit është se spitali përdor mazut për ngrohje. Situata bëhet më shqetësuese në këto dy qytete sa i përket ajrit të ndotur gjatë dimrit. Edhe në Tetovë, ka pasur protesta për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.

Vjet, qeveria Zaev ndërmori disa masa për të parandaluar ndotjen e ajrit. Kështu, transporti publik u bë falas, që njerëzit të mos merrnin makinat, u shtrenjtua dyfish çmimi i parkingjeve, u ndalën ndërtimet dhe u kufizua përdorimi i automobilave zyrtarë të institucioneve të vendit.

Të fundit