Flash News

KRYESORE

Shkupi kundër koalicionit të ri qeverisës, mijëra qytetarë në protesta

Shkupi kundër koalicionit të ri qeverisës, mijëra

Vetëm 5 ditë pasi protestuesit hynë në në Parlament dhe sulmuan deputetët dhe gazetarë, mijëra protestues janë ngritur sërish në protesta kundër shumicës së re parlamentare, që mëton të formojë qeverinë.

Protestuesit kundërshtojnë marrëveshjen për qeverinë e re në mes të Social Demokratëve dhe partive shqiptare. Ata thonë se ky koalicion kërcënon unitetin e kombit. Protestat e 2 majit, vijnë pasi ligjvënësit nga partia e ishkryeministrit, Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE, bllokuan përpjekjet e kryeparlamentarit të zgjedhur, Talat Xhaferi që të hyjë në zyren e tij të re. Ligjvënësit e VMRO-së qëndruan në zyre për të parandaluar Talat Xhaferin që të hyjë në ambientet e zyrës së kryeparlamentarit, duke e kundërshtuar zgjedhjen e tij në këtë post, pasi sipas tyre, votimi për këtë gjë, nuk është bërë në bazë të procedurave parlamentare. Në ditën kur Xhaferi u zgjodh kryetar Kuvendi, protestuesit hyjnë në Kuvend dhe sulmuan liderin e Social Demokratëve Zoran Zaev, dhe disa depitetë shqiptar. “Jemi injofruar për 60 ditë. Ne do të vazhdojmë të vijmë këtu”, ka thënë për AFP Bogdan Ilievski, njëri prej organizatorëve të protesës.

 

 

Të fundit