Shmanget përplasja fizike, Nasufi shtyn Çupin, Kodheli përpiqet të qetësojë kolegët

Ndërkohë që foltorja vazhdon të qëndrojnë e bllokuar nga deputetët demokratë, kreu i Kuvendit, Ruçi e ka vazhduar seancën në kushte aspak normale, duke u dhënë fjalën deputetëve për të folur për rendin e ditës, nga vendi.

Ka qenë Fadil Nasufi ai i cili ka marrë fjalën nga vendi, moment ky që ka sjellë konflikte mes deputetes së PD-së Dhurata Çupi dhe deputetit të PS. Çupi i ka kërkuar deputetit socialist që të shkojë në foltore dhe të flasë pasi kjo seancë nuk po zhvillohet në kushte normale.

Kjo duket se e ka revoltuar Nasufin i cili e ka shtyrë lehtë deputeten duke i thënë së nuk mund t’i tregojë ajo se çfarë duhet bërë.

Në këtë moment janë ngritur dhe Ilir Beqja, Taulant Balla, ndërsa Mimi Kodheli  është menduar të qetësojë kolegët.