Shmanget tragjedia, tritol makinës së administratorit të Vllaznisë

Shkodra është zgjuar në ankth ditën e sotme. Një pako e dyshimtë është vendosur në makinën e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici. Zyrtari i lartë i kuqebluve kishte parkuar makinën te stadiumi “Loro Boriçi” kur ka vënë re pakon.

Ai ka lajmëruar menjëherë policinë dhe forcat xheniere, pasi dyshohet që në pako të ketë tritol. Xhenierët po punojnë për largimin e saj dhe çaktivizimin në mënyrë të kontrolluar të pakos.

Kjo lëvizje shihet si një kërcënim i hapur për Licin. Nuk dihet nëse ky ishte një atentat që shkoi keq për ta eliminuar, apo ishte thjeshtë një paralajmërim për shkodranin. Vllaznia zgjohet e trembur në 101 vjetorin e themelimit të saj, pasi pikërisht sot feston datëlindjen.

Image result for suad lici