Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shmangie nga Brukseli? Vuçiç fton shtetin e rëndësishëm të BE në zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po flet gjithnjë e më shumë për një zgjidhje serbo-shqiptare të çështjes së Kosovës, duke anashkaluar ndikimin e Bashkimit Europian, SHBA-së apo Rusisë.
Ai ka qenë së fundmi për një vizitë në Austri, ku i ka bërë thirrje publike këtij shteti që të mbështesë një zgjidhje që do të arrihet midis dy kombeve më të mëdhja në Ballkanin Perëndimor, se sa një zgjidhje “të urdhëruar nga dikush”.
Në konferencën e përbashkët në Vienë me homologun, Alexander Van der Bellen, Vuçiç tha se Austria mund të ndihmojë përmes një qasje të hapur duke mbështetur çdo zgjidhje që do të arrihet nga shqiptarët dhe serbët, të cilët do të jenë edhe për 100 vitet e ardhshme kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti serb nuk përmendi dialogun që po zhvillohet në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit, që ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve, çka tregon për një ndryshim kursi.
Austria ka qenë gjithnjë një aktor i rëndësishëm në Ballkan dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Perandoria Austro-Hungareze ishte mbështetësja më e madhe e krijimit të shtetit të Shqipërisë, ndërsa kancelaria e Vienës ishte ndër të parat në botë që njohu pavarësinë e Kosovës.