Flash News

KRYESORE

Shofer pa patentë, arrestohet në Bulqizë 27-vjeçari shitës droge

Shofer pa patentë, arrestohet në Bulqizë 27-vjeçari

Policia e Bulqizës  ka arrestuar 27-vjeçarin Sajmir Duriçi, i cili shiste drogë në doza të vogla.

Në një njoftim, policia shkruan se pas kontrollit rezultoi se nën sedilen e pasme të automjetit, që drejtohej nga Duriçi ishte  fshehur një çantë ku brenda saj kishte një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa. Madje gjatë kontrollit të mjetit rezultoi qe Duriçi nuk kishte leje drejtimi.

"Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po përgatitej të shiste lëndë narkotike në doza të vogla, nga efektivët e Sektorit për Krimet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në hyrje të qytetit të Bulqizës kanë ngritur një pikë kontrolli ku kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin Sajmir Duriçi, ku gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se drejtonte automjetin pa u paisur me leje drejtimi", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do ti referohen   Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Prodhimit dhe shitje të narkotikëve” , “Drejtim i  automjetit në mënyrë të parregullt ”, parashikuar nga nenet 283/1, 291  të Kodit Penal.

 

Të fundit