Flash News

KRYESORE

Shoferi i dehur hipën mbi trotuar, merr përpara 4 këmbësorë në Tiranë

Shoferi i dehur hipën mbi trotuar, merr përpara 4

Katër persona mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas policisë, një 49-vjeçar drejtonte mjetin në gjendje të dehur, duke hipur mbi trotuar në rrugën “Llazi Miho”,  e për pasojë, plagosi katër këmbësorë.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”,  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur  kontrollin e mjetit,  dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët: E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt””, sqaron Policia.

Të fundit