Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Ignacio Vidal-Folch
Kur Enver Hoxha vendosi ta eliminonte Mehmet Shehun (në vjeshtën e 1981-shit), në një nga spastrimet periodike paranojake me të cilat kërkonte të imunizohej nga puçet e mundshme brenda pallatit dhe nga spiunazhi i të gjitha fuqive armike të botës, edhe familja e atij njeriu, gjer atëherë të pushtetshëm dhe të frikshëm (që kishte qenë shok i Hoxhës qysh nga vitet e luftës partizane kundër pushtuesve italianë), ra në fatkeqësi, sipas normës së diktaturave të orientalizuara.
Për Mehmet Shehun s’u mor vesh më asgjë. I biri, Bashkimi, hyri në burg, prej ku do të dilte pas vitesh të shumta, me shembjen e botës komuniste, i shndërruar në shkrimtar. Po çfarë shkrimtari se! Romanet e tij, të shkruara në Barcelonën ku jeton, të gjitha të shkëlqyera, janë të mbrujtura me këto përvoja kafkiane, frymojnë atmosferën toksike që është karakteristike për totalitarizmin e burgjeve, një botë e çuditshme, në kufijtë e marrëzisë së kulluar, dhe shpalosen, duke u mbështetur në përvetësimin e kulturës europiane moderne, përmes dëshirës për të ndriçuar kuptimin e fshehtë të përvojës së tragjedisë dhe përmes një rrugëdaljeje inteligjente.
Sapo është botuar (nga “Siruela”) Angelus Novus, titull (dhe subjekt) që i referohet akuarelit të famshëm të Paul Klee-së, që e ka pasur njëfarë kohe Walter Benjamin-i, i cili, kur u nis të ikte në Shtetet e Bashkuara duke kaluar nga Spanja, ia besoi Georges Bataille-it, pastaj u bë e Theodor Adorno-s, pastaj e Gershom Scholem-it, ndërsa tani ndodhet në muzeun e Izraelit, në Jerusalem.
Benjamin-i ka shkruar (dhe falë atij shkrimi ky akuarel është vepra më e famshme e Klee-së) se engjëlli i hutuar i kësaj tabloje është “engjëlli i Historisë”: “Fytyrën e mban të kthyer nga e kaluara. Aty ku ne shohim një vargëzim ngjarjesh, ai shikon një katastrofë të vetme, që grumbullon gërmadha mbi gërmadha duke i hedhur te këmbët e tij. Ai do të donte vërtet të rrinte e të vonohej, t’i zgjonte të vdekurit dhe të mblidhte gjithçka të copëtuar. Mirëpo, ndërkaq, nga parajsa fryn shakullina e një shtrëngate që përplaset në flatrat e tij, aq furishëm sa ai, engjëlli, më nuk mund t’i mbyllë. Kjo shakullinë shtrëngate e shtyn pandalshëm drejt një të ardhmeje, së cilës ai i ka kthyer shpinën, teksa pirgu i gërmadhave përpara tij lartohet gjer në qiell. Kjo shtrëngatë është ajo që quajmë progres”.
KUPTIMI I VUAJTJES DHE I VDEKJES
Edhe Shehu është ai Angelus Novus, ai Walter Benjamin që, pas Anschluss-it, pyeste veten “nëse është i mundshëm një konceptim i kuptimshëm i vuajtjes dhe i vdekjes”. Por, nëse do të thosha që romani i sapodalë është një meditim mbi jetën, veprën dhe vdekjen e parakohshme dhe tragjike të Walter Benjamin-it, lexuesi potencial ndoshta do të sprapsej, ngaqë Benjamin-i është mendimtari më i përmendur nga gjithfarë mashtruesish e snobësh intelektualë në këto tridhjetë vjetët e fundit, një epidemi e vërtetë. Dhe do të ishte gjynah. Angelus Novus është, gjithashtu, rrëfimi i miqësisë së fortë dhe i bisedave meditative të autorit me një bashkëvuajtës të quajtur Mark Gjoka, tek bëjnë shëtitje në oborrin e burgut të Burrelit, ashtu si grekët e lashtë në Stoa. Një jetë në robëri dhe e varfër, e thjeshtuar gjer në kockë, si të thuash, por ndoshta pikërisht për këtë përjetohet dhe kujtohet intensivisht, njëlloj sikurse dhimbja e një plage na bën të vetëdijshëm për organin e dëmtuar. Liria dhe njohja, ndoshta, mund të ndihen më shumë si aspiratë sesa përvojë e arritshme. Mungesa e tyre është prania e tyre.
Ky roman i shkurtër, i përpiktë, mbi miqësinë dhe njohjen (dhe mbi Walter Benjamin-in), portretizim i tre apo katër ritakimeve të Mark Gjokës, të cilin, ashtu si mendimtarin gjerman, liria e priste (duke vështruar sahatin) në Shtetet e Bashkuara, arrin të plazmohet në mënyrë të mahnitshme dhe befasuese si monument i një të burgosuri që, pasi lirohet, bëhet mendim, duke u përpjekur të përfundojë atë punë që engjëlli, i rrëmbyer nga stuhia, me krahë të shqyer, i shtyrë drejt progresit, nuk mundi ta përfundonte.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38