Flash News

KRYESORE

Shoqata Çamëria e PDIU pelegrinazh në 75 vjetorin e gjenocidit grek në varrezat e Kllogjerit

Shoqata Çamëria e PDIU pelegrinazh në 75 vjetorin e gjenocidit

PDIU dhe Shoqata Çamëria në 75 vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë zhvilluan një pelegrinazh në varrezat e Kllogjerit në Konispol. Të pranishëm ishin me mijëra shqiptarë të Çamërisë, por edhe qytetarë të tjerë.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi se shqiptarët nuk do t’i thonë kurrë lamtumirë Çamërisë, por do të punojnë fort për të vendosur drejtësinë në vendin që i takon. Ai akuzoi edhe politikën shqiptare, e cila sipas tij, nuk ka bërë asgjë për këtë çështje.

“Fatkeqësia më e madhe për ne do të ishte harresa, sepse nuk ka komunitet të vogël apo kumi unitet të madh. Shqiptarët e Çamërisë tregojnë se nuk jemi asimiluar, por do të luftojmë deri sa të mbetet edhe çami i fundit. Harresa është më e keqe se sa morti. Në këtë 75-vjetor nuk do të qajmë për fatin tonë tragjik, por do të punojmë për të gjetur drejtësi. Kokën e kemi në Çamëri, sepse aty kemi pronat. Nuk i thamë dhe nuk do t’i themi; Lamtumirë.

Ne shqiptarët e Çamërisë jemi popull vital. Edhe sikur çami i fundit të mbetet, do ta vendosim për të na prijë drejt Çamërisë. Jemi për të marrë forcë dhe për të treguar se Çamëria nuk është vetëm e shqiptarëve të Shqipërisë. Ne duhet të hyjmë në vendimmarrje dhe të shtyjmë përpara, sepse rrugë tjetër nuk ka. Nuk ka forcë që na ndal, kohë që na ç’bën, sepse ne kokën e kemi deri sa këmbët do të na çojnë në Çamëri. Rroftë Çamëria dhe ju faleminderit”-tha Idrizi.

Të fundit