Flash News

KRYESORE

Shoqata e Siguruesve: Shtohen aksidentet me shkaktarë të paidentifikuar

Shoqata e Siguruesve, në një deklaratë për mediat, ka bërë të ditur  se kohët e fundit vërehet një rritje e paprecedentë e aksidenteve automobilistike me shkaktarë të paidentifikuar, me pasojë vdekjen dhe dëmtimin e rëndë shëndetësor të personave në këto ngjarje.

Duke analizuar të dhënat statistikore, rezulton se gjatë periudhës nga vitit 2010 e deri më sot janë konstatuar 309 raste të tilla, ndërkohë që duke filluar nga viti 2013 shifra mesatare vjetore shtrihet në kufijtë 45 deri 50 raste. 8 raste janë shënuar vetëm për muajin Janar 2019.

“Rritja e numrit të aksidenteve me shkaktarë të paidentifikuar është një nga faktorët kryesorë të akumulimit të detyrimeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ndaj qytetarëve shqiptarë e të huaj, shlyerja e të cilave rëndon padrejtësisht situatën e Fondit të Kompensimit dhe bilancet financiare të shoqërive të sigurimit, si anëtare të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve.

Tregu i sigurimeve dhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve është e gatshme të bashkëpunojë me strukturat përkatëse për parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve abuzive që dëmtojnë rëndë imazhin e tregut të sigurimeve dhe financat e tij, si dhe krijojnë amulli në pagesën e dëmshpërblimeve ndaj qytetarëve të dëmtuar” shkruhet në njoftim.

Të fundit