Flash News

KRYESORE

Shoqata e Transportit Ndërqytetas merr premtimin e këshilltares së Ramës: Duroni edhe 10 ditë!

Shoqata e Transportit Ndërqytetas merr premtimin e këshilltares

Duket se përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit dhe Infrastrukturës që protestuan për problemin e licencave paralele që ky institucion ka lëshuar për operatorët e linjës Tiranë-Elbasan, janë qetësuar dhe janë shpërndarë.  Pas protestës ata janë pritur në Kryeministri ku kanë marrë garanci për zgjidhjen e problemit të tyre.

“Na priti këshilltarja e Ramës. Na tha duroni edhe 10 ditë se me të ardhur qeveria e re do ta rregullojë këtë problem. Ne mendojmë se ata e kanë marrë seriozisht. Do bëjmë si do bëjmë edhe 10 ditë, do marrim borxh tek koshijtë”,- tha Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema.

Në të kundërt ata thonë sedo të përshkallëzojnë protestat deri në grevë urie.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas protestuan sot përpara Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, duke denoncuar një “pazar” siç e quajnë ata, që po i fut në konflikt operatorët e linjës së autobusëve Elbasan-Tiranë. Kryetari i Shoqatës, Kujtim Mema sqaroi se operatorët e kësaj linje po konkurohen në mënyrë të pandershme pasi MTI ka dhënë 82 licensa paralele për operatorë të tjerë, që bëjnë të njëjtën linjë, në të njëjtin orar dhe i ka futur në konflikt me njëri-tjetrin. Ai shtoi se licencat në fjalë janë marrë nga një biznesmen që edhe i ka kërcënuar.

Të fundit