Flash News

KRYESORE

Shoqata “Lumiere” kundër këshillit të miratimit të projekteve me anëtarë të huaj

Shoqata “Lumiere” kundër këshillit të miratimit

Shoqata “Lumiere” është kundër përbërjes së këshillit të miratimit të projekteve me anëtarë të huaj.

“Në takimin e datës 29 gusht 2019, me përfaqësuesit e shoqatave të kineastëve, organizuar nga QKK, mbi temën: caktimi i këshillit miratues të projekteve, sipas skemës së propozuar nga QKK, me pesë anëtarë tre prej të cilëve me kombësi të huaj dhe dy me kombësi shqiptare, shoqata “Lumiere” e ka kundërshtuar që në zanafillë formulën e propozuar si edhe disa nën pika të një rregulloreje të re të paraqitur nga kryetari i QKK-së zoti Eduart Makri”, thuhet në deklaratën e shoqatës së kienastëve “Lumiere”.

Në takimin ku merrnin pjesë përfaqësues të shoqatave të tjera, u rikonfirmua nga kryetari i shoqatës së kienastëve shqiptarë “Lumiere” kineasti Mevlan Shanaj, kundërshtimi i plotë i formulës së propozuar.

“Shoqata “ Lumiere” rithekson se të pestë anëtarët e këshillit të miratimit të projekteve, duhet të jenë shqiptarë, të përzgjedhur mes profesionistëve më të zëshëm të ekranit të madh shqiptar. Pas këtij sugjerimi dhe argumenteve përkatës, përfaqësuesi i shoqatës “Lumiere” u largua nga takimi, duke e konsideruar propozimin e QKK-së, një zgjidhje kundër Kushtetutës dhe në dëm interesave kulturore kombëtare shqiptare, por dhe të zbatimit të ligjit të kinematografisë”, thuhet në deklaratën e kësaj shoqate.

Të fundit