Flash News

KRYESORE

Shoqata Shqiptare e Turizmit, 7 vjet “luftë” për uljen e TVSH-së në 6%: Ulja do të nxisë rritjen e turizmit

Shoqata Shqiptare e Turizmit, 7 vjet “luftë” për uljen e

“Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për njësitë akomoduese nga 20-6 % konsiderohet si një masë e cila do të nxisë rritjen e sektorit të turizmit në vendin tone”.  Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) në një konferencë për shtyp të hënën e vlerësoi si një arritej të madhe të saj pas përpjekjeve të pareshtura që nga vitit 2008. “Falenderojmë Shoqatat dhe dhomat e tregtisë që na mbështetën gjatë punës sonë të pareshtur në këtë drejtim prej vitit 2008”, tha Presidenti i ATA-s, Enver Mehmeti.  Sipas tij, vetëm duke vepruar së bashku si komunitet biznesesh mund të arrijmë rezultate konkrete. “ATA provoi edhe një herë që është një model funksional i një shoqate biznesi në Shqipëri”, tha më tej Mehmeti.

Ai ftoi të gjithë bizneset e turizmit në vend të bëhen pjesë e ATA-s si komuniteti më i madh dhe më i suksesshëm i turizmit në vend.

“Bërja e kësaj takse për hotelet e krahasueshme me vendet e rajonit dhe Europës do të nxit rritjen e këtij sektori, si një nga mbështetësit kryesor të ekonomisë dhe nxitës i punësimit. Jemi te bindur se kjo incentive e kombinuar me zbatimin e ligjit do të ulë ndjeshëm konkurrencën e pandershme”, deklaroi Mehmeti.

Nga muaji qershor i këtij viti ka nisur të zbatohet shkalla tatimore e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, prej 6 për qind për njësitë e akomodimit. Kjo shkallë është e detyrueshme të zbatohet, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese.

Të fundit