Flash News

KRYESORE

Shoqe të ngushta, Rita dhe Bebe shkojnë bashkë në mbrëmjen gala në Los Angeles

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur një mbrëmje gala për bamirësi në Santa Monica, Los Angeles. Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë shkuar bashkë në këtë mbrëmje dhe arritën të tërheqin gjithë vëmendjen.

Rita kishte veshur një fustan të kuq pa reçipeta dhe që ekspozonte pjesën e shpinës. Ndërsa Bebe Rexha e veshur me një fustan të ngushtë që ekspozonte pjesën e dekoltesë si dhe këmbët seksi.

Rita dhe Bebe janë mikesha shumë të ngushta dhe në çdo event të rëndësishëm të muzikës, e jo vetëm, i shohim bashkë.

Pjesë e kësaj mbrëmje bamirësie ishte dhe Beyonce, e cila performoi në skenë dhe ishte e mahnitshme.

Të fundit