Flash News

KRYESORE

Shoqëria civile identifikon arsyet e krizës politike: Kjo është rruga e zgjidhjes

Shoqëria civile identifikon arsyet e krizës politike: Kjo

Katër organizata të shoqërisë civile, të fokusuara në çështjet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, – përkatësisht, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSGD) kanë prezantuar analizën e tyre për krizën në vend dhe rrugëzgjidhjet afatshkurtra dhe afatgjata.

Në këtë analizë theksohet se zgjidhja arrihet vetëm me marrjen e masave ligjore, kushtetuese dhe demokratike për parandalimin e krizave të ngjashme në të ardhmen.

Tre komponentë të krizës që kanë identifikuar këto organizata janë:

  1. Reformën zgjedhore, duke përfshirë miratimin e një sistemi zgjedhor që garanton përfaqësim sa më të mirë dhe qeverisje të qëndrueshme, si dhe të kontribuojë në forcimin e demokracisë brenda partive politike,
  2. Forcimin e angazhimit të qytetarëve shqiptarë në vendimmarrjen e politikave përmes rishikimit të kuadrit ligjor për peticionet, referendumet dhe nismat ligjore,
  3. Forcimin e integritetit të institucioneve shtetërore, të fokusuar tek mirëqeverisja e tyre dhe lufta kundër krimit të “jakave të bardha”.

“Në kushtet aktuale, sfida kryesore për një demokraci funksionale në Shqipëri është funksionimi i duhur i mekanizmit të përfaqësimit politik. Sot përfaqësimi politik ushtrohet nëpërmjet një sistemi zgjedhor, i cili nuk nxit demokracinë brenda-partiake”, sqarohet në dokument.

“Çfarëdolloj reforme e sistemit zgjedhor nuk mund të jetë e plotë pa reformuar sistemit e funksionimit të partive politike, dhe vendosjen e demokracisë brenda-partiake. Reforma e përfaqësimit demokratik nis me reformimin e funksionimit të partive politike dhe të konkurrencës mes tyre”, thuhet më tej.

Rruga drejt zgjidhjes

  1. i) Si pasojë e shohim të nevojshme hartimin e një ligji të ri tërësor që rregullon funksionimin e partive politike dhe që mes të tjerash:

  • siguron zbatimin e demokracisë të brendshme funksionale, duke përfshirë edhe procedurën e vendimmarrjes;
  • siguron konkurrim të brendshëm të shëndetshëm bazuar tek vlerat dhe meritokracia;
  • krijon një mekanizëm të zgjedhjeve që nxit garën e brendshme; krijon kushte për transparencë më të madhe në hartimin dhe zbatimin e rregullave të brendshme të partive; dhe bën të detyrueshëm publikimin e regjistrit te anëtarëve te partisë.

  1. ii) Lidhur me ndërveprimin e partive politike me institucionet e shtetit, shohim nevojën për vendosjen e mekanizmave të duhur që kufizojnë përdorimin e pushtetin politik nga partitë politike si mjet për të kontrolluar institucionet e shtetit për interesa afatshkurtra të partive, ndërkohë që në afatgjatë dëmtojnë interesat shtetërore.

Këto mekanizma duhet:

  • të sigurojnë që strukturat dhe procesi i administrimit të zgjedhjeve të mbeten të depolitizuara,
  • të kufizojë dhe shpjerë drejt minimizimit absolut të ndikimit të partive politike mbi administratën publike dhe politikat publike,
  • të forcojë institucionet kushtetuese dhe jo drejtuesit e partive,
  • të lejojë zbatimin efiçent, monitorimin dhe transparencën e mekanizmave kushtetues të kontrollit.

iii) Në lidhje me detyrimin për transparencë të përhershme financiare të partive politike, duhet të krijohet mundësia për zbatimin e përkufizimit kushtetues të "transparencës së përhershme", duke mos lejuar asnjë akt ligjor, nënligjor apo procedurë t'i shmanget këtij parimi kushtetues.

Ky qëllim të arrihet përmes ndryshimeve ligjore, të plotësuar me mekanizmat e verifikimit, kontrollit gjatë fazës së zbatimit, të cilat:

  • Ndajnë qartë burimet shtetërore nga fushatat zgjedhore;
  • Lejojnë hetimin e thellë të financimeve informale dhe / apo jozyrtare të partive politike

Të fundit