Flash News

KRYESORE

Shoqërohet në komisariat ish-polici, dyshohet për lidhje me grabitjen e Rinasit

Shoqërohet në komisariat ish-polici, dyshohet për lidhje me

Pas një operacioni të policisë së shtetit në qytetin e Elbasanit, është shoqëruar në komisariat një shtetas, i cili dyshohet se ka lidhje me grupin e grabitjes së të martës në aeroportin e Rinasit.

Nga informacionet e para nga policia, rezulton se personi i shoqëruar, është një ish-efektiv  policie që ka shërbyer në Elbasan.

Nga telefonatat që kanë bërë autorët, ish-efektivi ka komunikuar me grabitësit e Rinasit dhe ka elementë të bashkëpunimit.

Personi i shoqëruar është me precendentë të mëparshëm penalë, dhe dyshohet të jetë i përfshirë në trafik droge.

Të fundit