Shoqërohet në polici drejtori i burgut 313 në Tiranë, së bashku me dy persona të tjerë

Shoqërohet në polici drejtori i Burgut 313, Eduard Struga dhe dy persona të tjerë.

Report tv bën me dije se Struga është arrestuar mbi dyshime se ka kryer veprën penale të korrupsionit për një tender, pas një hetimi 3 mujor nga Prokuroria e Tiranës.

Dyshohet që në këtë skemë korruptive të ketë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve.

Kujtojmë se Struga është emëruar drejtor në burgun 313 në tetor të 2019.

Sipas raportimeve ditën e nesërme policia do të ketë një njoftim zyrtar për këtë ngjarje për shkak se operacioni është ende në vijim.