Flash News

KRYESORE

Shoqërohet në polici i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Ndoj

Shoqërohet në polici i dyshuari kryesor për atentatin ndaj

Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmë një person, i cili pretendohet si atentatori kryesor i atentatit të prokurorit të  Durrëst Arjan Ndoj.

Policia po ruan në mënyrë konfidenciale të dhënat e këtij personi, por nga mediat informative raportohet se ai është me origjinë nga Fushë-Kruja.

Ndalimi i tij ka ardhur pas disa provave të gjetura në automjetin e autorëve.

Mësohet se ndalimi është bërë bazuar në disa prova të gjetura gjatë ekspertimit të automjetit të autorëve, që u gjet i braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm.

Deri tani, në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona.

Të fundit