Flash News

KRYESORE

Shoqërohet në polici Klevis Balliu

Shoqërohet në polici Klevis Balliu

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është shoqëruar sot në komisariatin e policisë. Nga televizionet informative

mësohet se në komisariat janë shoqëruar edhe katër protestues të tjerë.

Shoqërimi i tij ka ardhur pas përfundimit të protestës të banorëve në Unazën e Re, protestë kundër prishjes së banesave.

Edhe më herët Balliu është shoqëruar në komisariat, për shkak të trazirave në protestën e Unazës.

Kujtojmë se tre protestues u arrestuan dje me akuzën se kanë bllokuar rrugën në zonën e Unazës së Re.

Të fundit