Shoqëroi Bashën në Vjenë, Mediu “zbardh” ç’u diskutua me përfaqësuesit e PPE-së

Deputeti Fatmir Mediu ka zbardhur detaje lidhur me takimin e kreut të PD, Lulzim Basha më përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mediu, deputeti që shoqëroi Bashën në këtë takim disa orësh, tha se kryedemokrati ishte i ftuar i veçantë dhe shpjegoi situatën në Shqipëri.

“Basha zhvilloi një vizitë disa orëshe në Vjenë, ku së bashku takuam me Sekretarin e Përgjithshëm të OSCE, Presidentin e OSCE PA dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSCE PA.

Po ashtu mori pjesë në takimin e grupit të PPE në OSCE PA së bashku me Senatorë dhe Kongresmenë Amerikanë.

Basha si i ftuar i veçantë shpjegoi situatën në Shqipëri.
Ai theksoi se Edi Rama i është kundërvënë interesave Europiane të shqiptarëve dhe është bërë aleat i krimit, korrupsionit dhe trafikut. Ai është tashmë Maduro i Ballkanit dhe i provuar nga partnerët Europianë dhe Amerikanë, media botërore si e përfshirë në krim e korrupsion, në manipulimin e zgjedhjeve, blerjen masive të votave siç ka theksuar dhe raporti i OSCE/ODHIR”, shkruan Mediu.

Mësohet se gjatë qëndrimit në Vjenë, kreu i opozitës ka zhvilluar takime edhe me drejtues të tjerë të institucioneve ndërkombëtare.

Kujtojmë që pas këtij takimi, javën tjetër Basha do jetë në Gjermani ku do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të CDU/CSU.

Basha i ftuar special, nis takimet në Vjenë, raporton për situatën shqetësuese në Shqipëri