Flash News

KRYESORE

Shoqëronin një të dyshuar, plagosen me gërshërë dy efektivë policie në Elbasan

Shoqëronin një të dyshuar, plagosen me gërshërë dy

Plagosen dy punonjës të policisë së drejtorisë vendore të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa dy policët po shoqëronin një person të dyshuar për vjedhje për në komisariat.

Sipas të dhënave paraprake, ka qenë Ardjan Kuka, ai i cili ka njoftuar policinë se një person me emrin Nerfan Halimllari i kishte marrë një sasi parash në dyqanin e tij në lagjen ‘5 maji’.

Gjatë ndërhyrjes nga policia, autori ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar me gërshërë dy efektivët e policisë, duke i lënë të plagosur.

Deri tani mendohet se autori është një i sëmurë mendor, ndërsa dy policët janë dërguar në spital për mjekim.

Të fundit