Flash News

KRYESORE

Short ferri për Realin e City-n, Liverpooli kundër Atleticos / Juventusi, Barça e Mourinho me fat

Short ferri për Realin e City-n, Liverpooli kundër Atleticos /

UEFA Champions League ka hedhur shortin për raundin e 1/16. Ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre në goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës.

Ka ndeshje shumë të forta, finale të parakohshme që në këtë fazë. Reali do të luajë një super ndeshje kundër Manchester City-t, me Guardiolën që rikthehet në Bernabeu. Liverpooli duhet të mbrojë menjëherë trofeun kundër Atletico Madridit. Një skuadër mjaft delikate.

Bayerni ka peshkuar Chelsean dhe Dortmundi do të ndeshet me PSG-në dy ndeshje që premtojnë emocione. Juventusi është me fat, pasi gjen Lyonin përballë, Mourinho i ka të gjitha shanset të avancojë kundër Leipzig, ndërsa Barcelona luan kundër Napolit.

Shorti 

Borusia Dortmund - PSG

Real Madrid - Manchester City

Atalanta - Valencia

Atletico Madrid -Liverpool

Chelsea - Bayern Munchen

Lyon - Juventus

Tottenham - Leipzig

Napoli - Barcelona

Të fundit