Flash News

KRYESORE

Shorteu i Ligës së Kampioneve/ Interi gjen Barçën, Reali do të ndeshet me PSG-në

Tani është e qartë tabloja e 8 grupeve të Ligës së Kampioneve pas shortet të hedhur në Montekarlo.

Kampionët në fuqi të Liverpool-it do të përballen me Napolin, një rival që ata e njohin mirë, Salsburgun dhe Genkun në Grupin E.

Në Grupin A, PSG-ja do të ndeshet me Realin, ndërsa dy rivalët e tjera janë Bruzh dhe Gallatasaraj.

Bajerni i Mynihut në letër në Grupin B ka si kundërshtar Tottenham-in, ndërkohë që do t’i duhet të udhëtojë edhe ën Ballkan ku do të përballet me Yllin e Kuq të Beogradit, si edhe Olimpiakosin.

Në Grupin F, rivaliteti do të jetë më i madh, me Barçën që do të ndeshet me Borussia-n dhe Interin. Skuadra e katërt është Slavuia e Pragës.

Në Grupin H, do të garojnë mes tyre Çelsi, Ajaksi, Valenca dhe Lila.

 

 

 

Të fundit