Flash News

KRYESORE

Shorti i ‘Champions’ i vuri përballë, mesazhi i Romës për Salah: Kundërshtarë për 180 minuta, miq gjithë jetën

Ditën e sotme, shorti i “Champions Laegue” vendosi përballjen e ekipit të Romës me atë të Liverpool, duke shënuar kështu një përballje të futbollistit Salah me ish-skuadrën e tij.

Klubi i Romës është shprehur entuziast për këtë ‘rikthim’ të Salah në Romë, duke theksuar se pavarësisht se do jenë 180 minuta kundërshtarë, ata do të mbeten miq për gjithë jetën.

“Do të jemi kundërshtarë për 180 minuta, por çfarëdo të ndodhë, do të mbetemi miq për gjithë jetën. Do shihemi së shpejti Salah”, shkruhet në profilin e ‘Instagramit’ të ekipit të Romës.

Gjithashtu nuk ka munguar as reagimi i Salah, i cili është përgjigjur duke shkruar ‘100%’, për të nënkuptuar se do të jetë pikërisht ashtu.

Kujtojmë se Salah, la klubin italian verën e shkuar për t’ju bashkuar “the reds” për 38 mln euro.

 

Të fundit