Flash News

KRYESORE

Shorti i Nations League, shmanget ndeshja Shqipëri-Kosovë

Shorti i Nations League, shmanget ndeshja Shqipëri-Kosovë

Sot, në Amsterdam u hodh shorti për edicionin e dytë të Nations League.

Dëshira e presidentit Armand Duka u plotësua dhe Shqipëria nuk do të jetë në një grup me Kosovën. Kuqezinjtë do të ndeshen me Kazakistanin, Lituaninë, Bjellorusinë.

Ndërkohë, goglat vendosën që Kosova të ndeshet me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë. Në letër nuk duken përballje të vështira, sidomos me pritshmëritë e mëdha që kemi për të dyja skuadrat tona përfaqësuese në arenën ndërkombëtare.

Ndeshjet e edicionit të dytë të Nations League do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor 2020.

Të fundit