Flash News

KRYESORE

Shorti/ ‘Kupa e Botës’ hapet me Rusi-Arabi Saudite; Ronaldo përballë Spanjës

Shorti/ ‘Kupa e Botës’ hapet me Rusi-Arabi Saudite; Ronaldo

Ndeshja hapëse e Kupës së Botës në vitin 2018-të do të jetë ajo mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. Në grupin A bëjnë pjesë edhe Egjipti me Uruguajin. Grupi B ka brenda ndeshjen më të bukur të fazës së parë, me Portugalinë fituese të Kampionatit Evropian që do të përballet me Spanjën. Maroku dhe Iranin plotësojnë grupin. 

Nënkampionët e Europës, Franca, do të përballen në grupin C me Australinë, Perunë dhe Danimarkën, ndërsa Argjentina do luajë në grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

Shqiptarët e Zvicrës do luajnë ndeshjen e parë në 'Botëror' kundër ekipit më të mirë në futboll, Brazilit, ndërkohë pjesë e grupit E janë edhe Kosta Rika me Serbinë. Në grupin F, Gjermania do ketë përballë vetes Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut. 

Grupi G ka një përballje interesante mes Belgjikës dhe Anglisë, pjesë e të cilit janë edhe Panamaja me Tunisinë. Grupi i fundit, H, nuk rezervon përballje të mëdha në letër, me Poloninë, Senegalin, Kolumbinë dhe Japoninë.

Grupi A: 1-Rusia; 2-Arabia Saudite; 3-Egjipti; 4-Uruguaji

Grupi B: 1-Portugalia; 2-Spanja; 3-Maroku; 4-Iran

Grupi C: 1-Francë; 2-Australia; 3-Peru; 4-Danimarka

Grupi D: 1-Argjentina; 2-Islanda; 3-Kroacia; 4-Nigeria

Grupi E: 1-Brazil; 2-Zvicra; 3-Kosta Rika; 4-Serbia

Grupi F: 1-Gjermania; 2-Meksikë; 3-Suedia; 4-Koreja e Jugut

Grupi G: 1-Belgjikë; 2-Panama 3-Tunisia; 4-Angli

Grupi H: 1-Poloni; 2-Senegal; 3-Kolumbi; 4-Japoni

Të fundit