Platforma on-line e kryeministrit Edi Rama (ERTV) transmetoi sot videon ku kreu i qeverisë shfaqej duke bërë kontrollin bazë shëndetësor, i njohur ndryshe si ‘check up’-in. Shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, kreu i qeverisë u shfaq në Poliklinikën numër 9 të kryeqytetit e cila ndodhet në zonën e ’21 Dhjetorit’.
I pyetur nga infermierja sesa vite vendbanim kishte në këtë ambulancë Rama u përgjigj duke thënë ‘gjithë jetën time, megjithëse tani jam spostuar’.
Ajo që krijon habi është pikërisht fakti pse kryeministri zgjodhi Poliklinikën numër 9, edhe pse tashmë ai jeton në një tjetër zonë.
Që pas zhvendosjes në Surrel, Rama ndryshoi në gjendjen civile edhe vendbanimin, kjo pasi ai është votues në qendrën e votimit në Surrel, madje ka votuar aty dy herët e fundit.
Ndryshimi i vendbanimit bën që të ndryshojë edhe mjeku i lagjes. Dhe pikërisht tek ambulanca e lagjes mund të bëhet edhe kontrolli bazë shëndetësor.
Nuk dihet nëse video që publikoi sot kryeministri ishte thjesht për show apo kryeministri banon dhe voton në Surrel ndërkohë që mjekun e lagjes e ka tek ’21 Dhjetori’.
Rama tek Poliklinika 9
Rama duke votuar në Surrel
Discussion about this post