Flash News

KRYESORE

Show i Ramës me të rinjtë e PS, kundërshton Dudushi: Nga 90 studentë, vetëm 13 ishin anëtarë të FRESH-it

Show i Ramës me të rinjtë e PS, kundërshton Dudushi:  Nga 90

Moderatori Alban Dudushi u kritikua pas intervistës me Edi Ramën në ‘Top Show’, pasi studentët e ftuar per t'u perballur me kryeministrin ishin anëtar të FRESH-it.

I ftuar në emsisionin ‘Open’, Dudushi u justifikua duke thënë se nga 90 të ftuar në emision, vetëm 13 ishin pjesë e FRESH-it.

"E para FRESH-ist, pa FRESH-ist, ata ishin studentë. E dyta e punës ishin studentë që nuk bënë politikën e Ramës po i bënë ballë atij. E treta, për të marrë studentët, aplikuan 400 veta dhe gazetarët kanë marrë 150 studentë; 150 telefonata të bëra për të dalë 90 veta që ishin aty. Unë nuk jam shef kuandri, nuk mund të kontrolloja çdo njeri. I kisha thirrur si studentë dhe jo si kryetarë organizatash. Nga 90 student, portalet publikuan 13 veta që ishin të FRESH-it.Unë as nuk shitem as nuk blihem, ajo qe ka qene aty ishte produkt  i Top Show dhe jo i Ramës”, sqaroi gazetari.

Megjithatë, ish-kryeministri Berisha nuk ra dakord me qëndrimet e tij, duke e akuzuar se mbajti anen e kryeministrit në emision.

Të fundit