Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Show i Ramës, tre interpelanca të mbajtura, të tria të dështuara
Interpelancat virtuale janë risia që kryeministri Edi Rama ka sjellë sa i takon komunikimit me qytetarët. Në saj të disa pajisjeve të fundit që ofron teknologjia, vlera e të cilave shkon në 150 mijë euro, bëhet i mundur komunikimi virtual i kreut të qeverisë me banorë apo qytetarë të cilët duan të ndajnë shqetësimin e tyre drejtpërdrejtë me kreun e qeverisë.
Por duket se e gjitha kjo është as më shumë e as më pak por propaganda e radhës që po serviret nga mazhoranca. Më poshtë shpjegimi se të ashtuquajtura interpelanca nuk janë gjë tjetër vetëm show.
Deri më tani, Rama ka realizuar tre interpelanca. (Ndërkohë që një tjetër është realizuar nga Bushati me studentët e ekselencës). Interpelancën e parë, kreu i qeverisë e ka zhvilluar më 22 janar të këtij viti ndërkohë që sot zhvilloi një tjetër.
22 janar 2018, në ERTV u transmetua interpelanca mes Ramës, i shoqëruar nga ministrat Gjiknuri e Ahmetaj, me naftëtarët e Ballshit. Kjo interpelancë, jo vetëm që nuk solli gjë, përtej premtimeve të Ramës, por pak javë më vonë, në 4 prill, naftëtarëve të Ballshit ju ‘sos durimi’ teksa thyen portat e uzinës duke hyrë forcërisht në uzinë.
5 prill 2018, në ERTV u transmetua interpelanca mes Ramës, i shoqëruar nga ministri Gjiknuri, me banorët e Kukësit pas protestës që banorët zhvilluan në ‘Rrugën e Kombit’. Por kjo interpelancë rezultoi thjeshtë show pasi në një reagim të Partisë Demokratike rezultoi që të gjithë ishin punonjës të administratës në Kukës.
16 prill 2018, në ERTV u transmetua interpelanca mes Ramës, i shoqëruar nga ministrat Gjiknuri e Ahmetaj, me minatorët. Ajo që e bën qesharake këtë interpelancë të sotme është fakti se u mbajt vetëm pak javë pasi mazhoranca socialiste rrëzoi projektligjin për statusin e minatorit edhe pse Rama e kishte premtuar një gjë të tillë që në kohën kur ishte në opozitë./Politiko.al