Flash News

KRYESORE

"Show me kamera e regji qendrore", denoncon ish-deputetja: Banorët e Zall Herr përdoren si kavie për eksperimentet e 'Rilindjes'

"Show me kamera e regji qendrore", denoncon ish-deputetja:

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për shoë dhe mashtrim, ndërsa shprehet se banorët e Zall Herrit jetojnë në mjerim.

“Banorët e kësaj njësie duhen ndihmuar sepse nuk kanë kurrgjë dhe sot janë në zgrip të varfërisë dhe jo të përdoren si kavie për eksperimentet e rilindjes”,ka thënë ndër të tjera Tabaku.

Reagimi i plotë i Tabakut:

E vërteta e Zall Herrit dhe gjendjes së mjeruar nuk mbulohet dot me propagandën e zvjerdhur me regji qendrore. Kanë 8 muaj që gënjejnë shqiptarët nga Durrësi në Tiranë, nga Lezha në Krujë se do t’u rregullojnë shtëpitë dhe i kanë lënë më çadra edhe pa shtëpi.

Vizita e Veliajt me regji dhe kamera që kanë vlerën e investimit të rrugëve në Zall Herr nuk i shërben askujt veç atij që mashtron dhe nuk punon. Banorët e kësaj njësie duhen ndihmuar sepse nuk kanë kurrgjë dhe sot janë në zgrip të varfërisë dhe jo të përdoren si kavie për eksperimentet e rilindjes.

Banorët e kësaj zone e kanë të qartë situatën, ndihmën dhe zgjidhjen e presin nga opozita. Pasi ne jemi më pranë tyre se sa propaganda e kryebashkiakut që i mban me gënjeshtra dhe kujtohet për ta vetëm kur opozita është aty!

Të fundit