Flash News

KRYESORE

Shpallet gruaja amerikane më e admiruar e vitit

Për 17 vite, Hillary Clinton ka qenë gruaja më e admiruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por këtë vit, vendin e parë e ka marrë Michelle Obama. Ish Zonja e Parë e fitoi me diferencë të madhe anketimin e këtij viti.

E dyta ishte moderatorja Oprah Winfrey dhe Clinton, ish-kandidate presidenciale, Sekretare Shteti dhe Zonjë e Parë, u rendit e treta në sondazhin e Gallup.

Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, ish-Presidenti Barack Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar, duke kaluar sërish pasardhësin e tij, Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi.

Të fundit