Flash News

KRYESORE

Shpallja ‘non grata’ e Adriatik Llallës, Ilir Meta: Nuk kam asnjë koment...

Shpallja ‘non grata’ e Adriatik Llallës, Ilir Meta: Nuk kam

Presidenti i Repubikës, Ilir Meta ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Meta pyet dy herë nga gazetarët në konferencën e zhvilluar sot në Presidencë, por në të dyja rastet iu shmang përgjigjes.

“Nuk kam asnjë koment për çështje që nuk i përkasin boshtit të kësaj konference”, tha Meta, i cili kishte dalë për të folur për negociatat me Greqinë.

Presidenti Meta nuk komentoi as deklaratën e kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Ilir Meta paralajmëron dështimin e negociatave për detin: Tsiprasit i uroj sukses në vizitën në Korçë, por agjenda e tij nuk më imponohet dot

Të fundit