Shpallja ‘non-grata’ e dy diplomatëve, reagon Irani: Shqipëria ka bërë gabime të shumta

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Hosein Ghazanfari, ka reaguar në rrjetin social twitter, pas dënimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria javën e kaluar.

Ghazanfari e quan Shqipërinë si një vend që ka bërë gabime të shumta dhe se ngjarjet e ndodhura në Iran kanë krijuar keqkuptime për Shqipërinë.

Shqipëria ka bërë gabime të shumta, dhe ne mendojmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin lidhjet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive”, shkruan Ghazanfari.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Javën e kaluar Shqipëria dëboi dy diplomatët iranianë nga vendi, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast me pretendimin se ishin bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.