Flash News

KRYESORE

I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 37-vjeçari

I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Emiljan Dine. Sipas policisë ndalimi i tij u bë pasi, me vendim nr 264 të datës 25.05.2017, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit