Flash News

KRYESORE

Shpejtësia/ Policia rrugore pezullon 16 patenta për 5 orë (video)

Shpejtësia/ Policia rrugore pezullon 16 patenta për 5 orë (video)

Ndërsa Policia Rrugore ka shtuar kontrollet dhe masat disiplinore për të ndëshkuar të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke se një numër jo i vogël i këtyre të fundi vazhdon që të kapet me shkelje.

Patrullat e policisë, po aplikojnë forma të ndryshme kontrolli duke përdorur të gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit tek drejtuesit e mjeteve.

Në aksin rrugor Sauk-Teg-Kashar gjatë kontrolleve me radar u kapën drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h, në rrugën e “Tegut” në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.

Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h. ✈🙏

Ndërkohë 5 prej drejtuesve të automjeteve pas kryerjes së alkooltestit rezultuan edhe nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l

Policia bën thirrje që shoferët të shmangin përdorimin e alkoolit, pasi drejtues nën efektin e tij janë një rrezik potencial për vetë drejtuesin e mjetit dhe këdo që përdor rrugën.

Ndërkohë një aksident ndodhi gjatë natës në një nga lagjet e qytetit të Elbasanit. Një automjet u përplas me makinën e një patrulle të policisë pranë shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”. Në automjet ndodheshin komandanti i grupeve të gatshme dhe disa punonjës policie.

Si pasojë e përplasjes mori dëmtime Enver Muça, me detyrë komandant i grupeve të gatshme, i cili u dërgua në spitalin e Elbasanit i cili mori mjekimin e duhur.

Të fundit