Flash News

KRYESORE

Shpend Ahmeti dorëhiqet nga mandati i deputetit

Shpend Ahmeti dorëhiqet nga mandati i deputetit

Shpend Ahmeti, i cili në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit ishte kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, ka marr vendim që të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Zëri.

Daka tha se Ahmeti është paraqitur në KQZ dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe do të vazhdojë të jetë në krye të komunës së Prishtinës, ku më pas do të rikandidojë për postin që e mban tani.

Shpend Ahmeti ishte shprehur se nuk do të pranonte postin e deputetit, ndonëse në zgjedhjet e e parakohshme kishte grumbulluar plot 20.901 vota.

Të fundit