Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shpend Ahmeti jep dorëheqjen nga Vetëvendosje: Nuk më përfaqëson më
Një tjetër largim ka ndodhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosja. Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar largimin nga partia ku bën pjesë.
Dorëheqjen e tij Ahmeti e ka bërë të ditur përmes një letre.
“Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilën unë kam hyrë në LVV nuk është më. Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia. Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mire, e të tjerët e kanë keq. Thjesht kjo qasje dhe kjo mënyrë e zgjidhjes së mospajtimeve nuk më përfaqësojnë mua”, shprehet ndër të tjera Ahmeti.
Pak kohë më parë, Lëvizja Vetëvendosja zhvilloi zgjedhjet ku Albin Kurti u rikthye në krye të partisë. Zgjedhja e Kurtit u pasua me largimin e një sërë figurave nga VV, mes tyre edhe ish-kryetari Visar Ymeri dhe së fundmi edhe Shpend Ahmeti.
Letra e dorëheqjes së Shpend Ahmetit:
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar kolegë e miqë,
Kosova është edhe më tutje në gjendje të rendë politike e sociale. Vazhdojmë të udhëhiqemi nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit tonë. Pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë, nuk kemi se si të mos reflektojmë mbi atë se çfarë do të mund të ishte ky shtet po të kishim arritur të bëjmë ndërrimin e gjeneratave politike, jo për nga mosha por nga mendësia.
Në shtatë vitet e fundit jam angazhuar me plotë vullnet në Lëvizjen Vetëvendosje. Së bashku kemi arritur suksese të jashtëzakonshme dhe kemi luftuar procese të dëmshme bashkë me qytetarët e Kosovës. Duke qëndruar të bashkuar arritëm t’i bindim 200 mijë qytetarë se ndryshimi është i nevojshëm dhe i mundshëm. Solidariteti, programi dhe gatishmëria për të sakrifikuar cdo gjë për kauzën dhe për njëri tjetrin ishin shtyllat më të fuqishme të aktivizmit politik të LVV.
Për këto arsye u anëtarësova në vitin 2011. Mësova shumë nga secili prej aktivistëve, edhe dije, edhe guxim, edhe vetëmohim edhe krejt vlerat që mendoja se janë të domosdoshme për të vepruar si forcë e ndryshimit. Edhe pse nuk pajtoheshim për krejt gjërat, besonim se vetëm bashkë mund të sjellim ndryshimin e gjeneratave politike në Kosovë.
Sikurse edhe ju, qytetarë të nderuar, muajt e fundit kam vëzhguar një debat me dëme të pariparueshme për Levizjen Vetëvendosje të cilin as armiqët më të mëdhenj të LVV e të shtetit nuk do të mund as t’a dizajnonin e as imagjinonin. Ende sot nuk po mund të besoj se ky debat ka ndodhur në mes të njerëzve që deri dje kanë qenë të gatshëm të vdesin për njëri tjetrin.
Kjo letër nuk është letër fajësimi, e as letër për te shpjeguar si ndodhi krejt kjo çka ndodhi. Të tjerët po flasin, madje shumë më shumë se që duhet. Nuk mund të flas keq për asnjërin nga të apostrofuarit në muajt e fundit. Së paku, nuk mund të ndërroj mendim aq shpejtë, për asnjërin individ nga asnjëra palë. Përndryshe do të isha naiv që kam kaluar shtatë vite krah për krah me secilin prej tyre.
Sikurse çdo njeri dhe çdo organizatë, kemi bërë gabime por jemi bërë edhe më të fortë nga gabimet. Thjesht arsyeja pse kemi hyrë dhe kemi ndenjur në Vetëvendosje ka qenë se Vetëvendosjen e kemi parë si mjetin me të fortë dhe më të mundshëm për ta larguar një klasë politike të korruptuar që ia ka humbur dinjitetin vendit e qytetarit. Ia ka vlejtur të durohet gjithçka për ta bërë këtë të mundshme.
Por, nuk kam hyrë në Vetëvendosje për të luftuar me njëri tjetrin brenda organizatës duke forcuar kështu klasen e tejkaluar politike.
Ka shumë gjëra në organizatë që nuk janë diskutuar me mua. Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vendimit tim. Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilën unë kam hyrë në LVV nuk është më. Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia. Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mire, e të tjerët e kanë keq. Thjesht kjo qasje dhe kjo mënyrë e zgjidhjes së mospajtimeve nuk më përfaqësojnë mua. Kjo nuk do të thote se pajtohem me njërin krah ose tjetrin sa i përket të vërtetes për të kaluarën. Aspak. Nuk kam qenë pjesë e asnjërës nga temat për të cilat ka ndodhur mospajtimi fillestar. Prandaj nuk e ndjej betejën njejtë si ata.
Jam munduar personalisht të luaj një rol ndërmjetësuesi për tejkalim të problemeve, por shpejtë e kam kuptuar që dallimet ishin tepër të thella. Kam shkuar në mbledhjet e fundit të Këshillit dhe kam marrë pjesë në procesin zgjedhor gjithmonë me shpresë se do të mund të tejkalohen dallimet. Por ja që kjo ishte e pamundur.
Kjo nuk do të thotë se Albini, Visari, e Dardani e krejt të tjerët nuk kane të drejtë në mendimin e tyre. Sigurisht se ata do të luftojnë për të vërtetën e tyre. Secilit i dëshiroj sukses në ndjekjen e qëllimeve të veta, në qoftë se i kanë të mira. Ndoshta rrugët na bashkohen prapë, por për mua tashmë me arsye, kushte e metoda tjera.
Secilit aktivist i përkulem për secilën punë të bërë për të mirën e vendit. Do t’i jap llogari secilit prej tyre individualisht për mandatin dhe punën time dhe dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për ta. Asambleistëve të LVV nuk u kërkoj të bëjnë asnjë gjë karshi vendimit tim. Për mua janë të njejtit sido që të vendosin.
Qytetarët e Prishtinës i siguroj se e ardhmja ime politike është e lidhur më shumë se kurrë me Kryeqytetin. Jam i vetëdijshëm se ndoshta mund ta kemi më vështirë në Kuvendin Komunal por qëndrimet dhe bindjet janë më të rëndësishme se komoditeti. Unë mbetem i njejti, besnik ndaj vetvetës dhe qytetarëve të Prishtinës. Me konceptin e transparencës dhe llogaridhënies i cili na mundësoi kthimin e normalitetit në qytet, do të vazhdoj të punoj në realizimin e reformave dhe zotimeve për një zhvillim të hovshëm dhe të barabartë të Prishtinës. E gjithë energjia ime do të fokusohet në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për qytetarët e Prishtinës të cilët duhet ta ndjejnë vetën të barabartë në mes veti dhe me banorët e kryeqyteteve tjera sa i përket ofrimit të shërbimeve dhe infrakstrukturës publike.
Nuk pendohem për edhe asnjë ditë në LVV dhe nuk do të fajësoj askënd për të kaluaren. E mbaj përgjegjësinë time që më takon për krejt situatën e krijuar. Të gjithë miqëve ju uroj sukses ne realizimin e qëllimeve në qoftë se janë në përputhje me idealin që e kemi patur së bashku.
Prej sot, nuk jam më pjesë e Levizjes Vetëvendosje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38