Flash News

KRYESORE

Shpend Ahmeti zgjedh modelin e Edi Ramës: Duam thellim të bashkëpunimit me PS

Shpend Ahmeti zgjedh modelin e Edi Ramës: Duam thellim të

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i Prishtinës, ka zgjedhur modelin e Partisë Socialiste të Edi Ramës për partinë e tij të re. Pas takimit në Kryeministri me Ramën, Ahmeti shkruan: “Bashkë me Nënkryetarin Visar Ymeri, dhe Sekretaren Aida Dërguti në takim me Kryeministrin Rama për të diskutuar bashkëpunimin ndërpartiak, si dhe zhvillimet aktuale politike.”

Një informacion më të madh se çfarë është diskutuar në Tiranë jepet në reagimin e PSD-së, ku sqarohet Ahmeti ka kërkuar thellim të bashkëpunimit me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Ndërkohë, në reagim flitet edhe për një “shtet shqiptar” që ka rëndësi në thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Edi Rama kundër Albin Kurtit, pret në takim të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje

Reagimi i PSD-së:

Shteti shqiptar, jetik për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, me nënkryetarin Visar Ymeri dhe Sekretaren e Përgjithshme Aida Dërguti kanë takuar sot Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Zhvillimet aktuale politike, fuqizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, si dhe thellimi i bashkëpunimit midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës ishin në fokus të bashkëbisedimit.

PSD vlerëson rolin e rëndësinë e shtetit shqiptar drejt thellimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe përkushtimine tij për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit perëndimor.

Të fundit