Flash News

KRYESORE

Shpenzimet e Samitit/ Majko: Është normale të ketë opinione kundër! Do jepen informacione për publikun rreth buxhetit

Shpenzimet e Samitit/ Majko: Është normale të ketë opinione

Pandeli Majko, Ministri i shtetit për Diasporën, i ftuar në rubrikën Diaspora që transmetohet në Youtube e Top Channel, ka folur dhe për shpenzimet në Samitin e Diasporës.

Majko, duke i konsideruar normale kritikat, u shpreh se do të ketë rezultatet konkrete pas këtij samiti.

Fjala e Majkos:

“1/4 e fondit është kursyer. Mendoj që nga pikëpamja e organizimit dhe nga e asaj qe realizuam unë jam i kënaqur. A ka pasur opinione kundër, kjo është gjeja me normale që të ketë opinione kundër dhe të ketë dyshime si janë shpenzuar ku janë shpenzuar. Do të ketë një informacion për publikun dhe për Parlamentin që janë vene në dispozicion nga buxheti. Mendoj qe transparenca nuk është një kërkesë që vjen nga diaspora, por është një kërkese e nevojshme administrative për çdo lloj aktiviteti të këtij niveli. Shpresoj që në samitin e ardhshëm këto fonde do të trajtohen nga organizatat e diasporës. Fondet që do të vijnë nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës do të jenë në funksion të tyre me qellim që të kemi një samit të këtij niveli që organizuam këtë radhë. Ekspertët e Iom-it do të ndërtojnë një dokument që quhet post samit për të cilin do të mblidhen vërejtjet deri në muajin shtator dhe më pas do të botohet i plotë si i tillë. Duam që samiti i tretë të mos ketë pikëpyetje a është Samiti një aktivitet qeveritar. Samiti në thelb duhet të jetë pronë e Diasporës. Ministri i shtetit të Diasporës është një institucion kontravers. Diaspora nuk mund të funksionojë nën ombrellën e qeverisë. Diaspora është një ndihmëse e aktiviteteve të diasporës”.

https://politiko.al/pandeli-majko-e-drejta-e-votes-per-diasporen-mund-te-perfundoje-si-eksperiment-i-deshtuar/?fbclid=IwAR3bpHDpRkvt5oMPchTX_EKDJMpnCk_x5VGK_5rSo6T6ggUlxy4fslpm_Uc

Të fundit