Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Shpenzimet gjatë fushatës/ PD reagon ndaj Prokurorisë: Po përdoresh politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare
Pas deklaratës së Prokurorisë, sipas së cilës, referuar dy letërporosive të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, ka një diferencë mes atyre që deklaron PD dhe atyre reale, ka reaguar Partia Demokratike.
Në një deklaratë për median PD shprehet se prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare dhe këtë e dëshmon, sipas saj, dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin.
Deklarata e Partisë Demokratike:
Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.
Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.
Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.
https://politiko.al/shenim-pse-prokuroria-e-republikes-eshte-kthyer-ne-brisk-rroje/