Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Shpenzimet luksoze të ministres Gjonaj, reagon Pampuri: Kaq nuk paguhet as një mjek
Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka reaguar për shpenzimet e bëra nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në postimin e saj në Facebook, Pampuri thotë se ministrja e Ramës ka një tjetër standard krahasuar me qytetarët e varfër të Shqipërisë, të cilët ndihmën ekonomike e kanë vetëm 3000 lekë të reja.
Pampuri vazhdon statusin më tej duke thënë se aq sa paguan natën në një hotel Etilda, në Shqipëri as mjeku nuk e ka rrogë mujore, inxhinieri apo një mësues a profesor.
Statusi i plotë:
Qytetaret varferohen cdo dite e me shume, pasi ne xhepat e tyre eshte futur dora e hajduteve te paskrupullt ne qeveri.
Ministrja e Edi Rames, Etilda Gjonaj, ka standart tjeter, nga ai i qytetareve te varfer te ketij vendi, nese nje familje merr 3000 leke te reja ndihme ekonomike, edhe kete pasi kalon ne disa filtra abuzive te perzgjedhjes, zonjeza, preferon hotelet ku paguhet 700 euro nata. Pra nje nate luksi per Etilda Gjonaj eshte dy vite buke per nje familje ne nevoje, kaq nuk paguhet as nje mjek i cili punon ne kushte te veshtira per te shpetuar jete njerezish, po ashtu do ta kishte enderr nje mesues, inxhinier, apo nje profesor qe ka nje jete ne auditore. Por ndrikullat e Rames, sapo ulen ne karriget ministrore vendosin masken e 'aristokratit' dhe ne kurriz te qytetareve te ndershem hipin e zbresin avioneve, duke cuditur boten me luksin e tyre prej te babezituri.
E turpshme. E si pa te keq kjo ministre, promovon kushtet e burgjeve, qe ne fakt jane mbushur me njerez te varfer e te pamundur, qe jane aty per nje fature te pa paguar te energjise elektrike, ku ne fakt aty duhet te ishin nga ajo e deri tek koleget e saj e te gjithe ata qe i ndihmuan te blinin e te vidhnin vota qe te vinin ne pushtet e ajo te ishte ministre. Paradoksi qe kjo qeveri i ka ofruar shqitareve eshte i pashembullt, modeli me i shemtuar, qe realiteti post komunist ka provuar ndonjehere. Qytetaret sot jane te neveritur nga kjo qeveri bandash e mashtruesish. Ata meritojne te jetojne si qytetare europiane, jo si skllever per te mbajtur mbi supe njerez te babezitur per para e pushtet, njerez te paskrupullt qe ne emer te karriges e pushtetit shesin e blejne gjithcka.