Flash News

KRYESORE

Shpenzimet mortore për Florenc Beqirajn do mbulohen nga bashkia, votë unanime në këshill

Shpenzimet mortore për Florenc Beqirajn do mbulohen nga bashkia, votë

Këshilli bashkiak i Shkodrës ka miratuar sot vendimin për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për ceremoninë mortore të Florenc Beqirajt, i riu shkodran që humbi jetën në një spital të Marsejës, pasi doli nga burgu në gjendje kome.

Ky vendim që mori votat unanime në këshill dhe parashikon që shuma e akorduar për familjen të jetë 500.000 lekë.

Pas ditë më parë daja i Florenc Beqirit, Bashkim Hasani u shpreh se 23-vjeçari ishte rritur me fukarallëk dhe ka punuar si lavazhier para se të kërkonte azil në Francë. Ai tha gjithashtu se Florencit ia hoqën aparaturat pasi nuk kishte kush t’i paguante paratë në spital.

Florenc Beqiraj qëndroi për tre javë në burgun e Marsejës, pasi policia e gjeti pa letra, ndërkohë që i kishin mbetur edhe dy ditë për të dalë nga qelia, kur sipas autoriteteve franceze, tentoi vetëvrasjen.

Presidenca e Shqipërisë është angazhuar për të mbuluar shpenzimet e sjelljes së trupit në atdhe.

Të fundit