Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Shpenzimet për banesën, Dibra thyen rekordin, cili qytet renditet i fundit
Dibra thyen një tjetër rekord në rang vendi, sa i takon vendeve shqiptare që shpenzojnë më shumë për shtëpinë. Revista Monitor e ka renditur në vend të parë, pasi referuar nga të dhënat e INSTAT, dibranët shpenzojnë më shumë për banesën, energji elektrike dhe ujë, pas ushqimeve.
“Dibra thyen rekordin për peshën më të lartë të shpenzimeve për këtë grup ndaj totalit të shpenzimeve, me 13.1%.
Mbi mesataren kombëtare të peshës së shpenzimeve renditen familjet e kryeqytetit me 11.8% të totalit, Shkodra dhe Vlora me përkatësisht 11.6% të totalit, Kroca dhe Kukësi me 11.6 dhe 11.5%, dhe Lezha me 10.7% të shpenzimeve për banesë, energji dhe ujë.
Qarqet me shpenzimet më të ulëta janë Durrësi me 10%, Gjirokastra me 9.9%, Fieri me 9.3%, Elbasani me 9.2% dhe Berati me 8%”, shkruan revista.