Flash News

KRYESORE

BE shpenzon 120 milionë euro për wifi falas!

BE shpenzon 120 milionë euro për wifi falas!

Mesa duket, lidhja e një aparati celular apo kompjuter me wireless ose wifi nuk do të jetë më një “luks”, por do të jetë një shërbim që do të ofrohet falas. Bashkimi Evropian ka akorduar një fond prej 120 milion eurosh, duke nisur që nga viti i ardhshëm për të instaluar mijëra kilometra rrjet wifi falas në zonat publike në të gjithë Evropën.

Fondi është miratuar edhe në Parlamentin Evropian, në të cilin deputetja franceze, Anne Sander shprehet: “Ngrihet shpesh pyetja se çfarë po ndërmerr më konkretisht Evropa, për shtetasit e saj.

Kjo iniciativë është më konkretisht një shembull i një Evrope të dukshme dhe e nevojshme në të përditshmen e evropianëve”. Rrjeti do të prekë mbi 6 000 qytete e 8 000 fshatra në të gjithë kontinentin duke u mundësuar kështu banorëve lidhje falas me internetin.

 

Të fundit