Flash News

KRYESORE

Shpërbërja e ETA-s, Mariano Rajoy: Vrasja e 853 njerëzve do ndëshkohet

Shpërbërja e ETA-s, Mariano Rajoy: Vrasja e 853 njerëzve do

Kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy bëri sot homazhe në nderim të viktimave të grupit separatist bask ETA me premtimin se të gjitha krimet e bëra prej saj do të gjykoheshin me dënimin përkatës.

‘’Dënimet do të vijojnë të ekzekutohen dhe nuk do të ketë pandëshkueshmëri’’, u shpreh ai një ditë pas shpërbërjes zyrtare të grupit të armatosur.

‘’Ndërsa ETA njoftoi shpërbërjen përfundimtare, duhet që mendimet tona të shkojnë tek viktimat’’, pohoi ai, duke cituar shifrën e 853 të vdekurve, sipas bilancit të fundit të qeverisë.

‘’Ftoj të gjithë shoqërinë spanjolle të kujtojë me nderim viktimat, një nga një, në thjeshtësinë unike të jetëve të tyre të marra. Kjo nuk është thjesht një statistikë, pasi ata janë individë’’, theksoi Rajoy.

Të fundit